Ndërlidhjet

logo-print

KABUL


Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai ka bërë thirrje për "energji më të fuqishme" në luftën kundër terrorizmit pasi nga një sulm vetëvrasës u vranë se paku 27 vetë në Kabul. Sulmi ndodhi sot në orët e para të mëngjesit kur sulmuesi vetëvrasës me bombë, i veshur me uniformë ushtarake afgane e akzivizoi sasinë e madhe të eksplozivit deri sa po përpiqej të hynte në autobusin, në të cilin ishin më se 50 ushtarë të Afganistanit. Ministria e mbrojtjes ka thënë se në mesin e 27 personave të vrarë kishte edhe civilë. Militantët talibanë e kanë marrë përgjegjësinë për këtë sulm.
XS
SM
MD
LG