Ndërlidhjet

logo-print

TEHERAN


Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinejad sot ka fajësuar "disa qarqe" brenda Shteteve të Bashkuara për sabotimin e udhëtimit të tij në Nju Jork, ku ai foli në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe kishte një paraqitje kundërthënëse në Universitetin Kolumbia. Mediat iraniane transmetojnë ankesat e presidentit Ahmadinejad se atij nuk i ishte lejuar e drejta për t'a vizituar vendin ku ishte Qendra Botërore e Tregtisë e shkatëruar nga sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001 dhe se ai ishte krahasuar me liderin e Al – Kaidës, Osama bin Laden. Tensionet ndërmjet Uashingtonit e Teheranit kanë shënuar rritje lidhur me çështjet prej armatimit bërthamor e deri te ndihma iraniane për kryengritësit në Irak.
XS
SM
MD
LG