Ndërlidhjet

JANGON


Raportohet se disa qindra demonstrantë përsëri janë tubuar në kryeqytetin e Mijanmarit, Jangon, përkundër intervenimit policor ndaj protestave për demokraci gjatë tri ditëve të fundit. Forcat e sigurisë në qendër të qytetit kishin arrestuar pesë persona dhe kishin rrahur njerëzit me shkopa policorë. Këto protesta u bënë derisa i dërguari i posaqëm i Kombeve të Bashkuara, Ibrahim Gambari arriti sot në Mijanmar, ish Birmani, për ta bindur juntën ushtarake në pushtet, që të përpiqet që me negociata t'i përfundoj protestat, kundër sundimit ushtarak 45 vjeçar, e jo me armë. Mediat shtetërore kanë raportuar se 9 vetë janë vrarë prej se filloi goditja policore e ushtarake kundër demonstruesve para tri ditësh.
XS
SM
MD
LG