Ndërlidhjet

KIJEV


Rezultatet e para të pjesërishmer të zgjedhjeve parlamentare në Ukrainë tregojnë se partia e politikanes pro-perëndimore, Julia Timoshenko po udhëheq me epërsi të vogël. Pas numërimit të një të të katërtës së fletëvotimeve, Komisioni Zgjedhor tha se blloku anti korrupsion i Julia Timoshenkos po udhëheq me 33.5%, ndërsa partia e kryeministrit pro rus të Ukrainës, Viktor Janukoviq, Partia e Rajoneve, është e dyta me 30.5%. Raportophet se për këtë parti kanë votuar banërot që flasin rusisht në Lindje dhe në jug të Ukrainës. Sipas parashikimeve të para, sugjerohej se blloku i zotit Janukoviq mund të përfundoj me afro 35 përqind të të gjitha votave, ndërsa aleatët e tyre komunistë mund të fitonin 5 përqind. Komisioni i Qendror i Zgjedhjeve tha se në zgjedhje dolën afro 60 përqind prej gjithsej 37.5 milionë të zgjedhësve të regjistruar.
XS
SM
MD
LG