Ndërlidhjet

UASHIGNTON


Shtetet e Bashkuara gjatë vititit të kaluar e riafirmuan pozicionin e e vet si shitësi udhëheqës botëror i armatimit me afro 42 % të tregut global. Sipas një raporti të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, që pritet të publikohet gjatë ditës së sotme, kompanitë amerikane gjatë vitit të kaluar arritën marrëveshje për 16.9 milardë dollarë për transfer të armatimit, që paraqet 3.4 miliardë dollarë rritje në krahasim me vitin 2005. Rusia e ka shtuar shitjen e armatimit në botë për 1.2 miliardë dollarë dhe ka arritur totalin 8.7 miliardë dollarë ose 21.6 % të tregut. Por, vëllimi i tregtisë së përgjithshme të armatimit ka rënë për 13 %, që paraqet një goditje për Francën dhe vendet e tjera perëndimore.
XS
SM
MD
LG