Ndërlidhjet

KJEV


Rezultatet paraprake të zgjedhjeve të përgjithshme në Ukrainë tregojnë se partia e kryeministrit pro-rus, Viktor Janukovic kryeson me 33.7% e ndjekur nga blloku politik pro perëndimor i udhëhequr nga Julia Timoshenko.
Deri tani janë numëruar afro 90% e votave, të cilat flasin për nëj rezultat prej 14.8% të partisë së presidentit Viktor Jushcenko.
Timoshenko, e cila kryesonte deri pak orë më parë ka kërkuar fillimin e hetimeve rreth vonesave në numërimin e votave.
Misioni vëzhgues i OSBE-së në zgjedhjet e përgjithshme në Ukrainë e cilësoi votimin si "të hapur dhe në një frymë konkurruese". Misioni në fjalë nënvizoi dhe parregullsi në listat e votuesve.
XS
SM
MD
LG