Ndërlidhjet

BRUKSEL


Ish presidenti i Finlandës, Martti Ahtisaari ka deklaruar se politika e jashtme evropiane dhe ajo e sigurisë, më vonë këtë vit, do të ballafaqohen me provën e kredibilitetit, pasi duhet të vendoset për statusin e Kosovës. "Është intriguese që Kosova po bëhet test shumë i rëndësishëm për Bashkimin Evropian, pasi nëse nuk ia del që ta zgjidhë një çështje si Kosova, sado që e ndërlikuar mund të jetë ajo, atëherë ky është një reflektim shumë i keq", tha Martti Ahtisaari. Ai këto komente i bëri me rastin e themelimit të një instituti të ri gjithë evropian sipas modelit të Këshillit për marrëdhënie të jashtme të Shteteve të Bashkuara. Martti Ahtisaari është zgjedhur njëri nga tre bashkëkryesuesit e Këshillit evropian për politikë të jashtme.
XS
SM
MD
LG