Ndërlidhjet

logo-print

SHKUP


Presidenti Branko Cërvenkovski ka deklaruar se nuk ka indikacione se ekzistojnë kërcënime serioze për sigurinë dhe integritetin territorial në kufrin e Maqedonisë. "Është e vërtetë se ekziston aktivitet i shtuar i individëve dhe grupeve, të cilat, për shkaqe kriminale, shpesh e kalojnë kufirin ndërmjet Maqedonisë dhe Kosovës", tha zoti Cërvenkovski dhe shtoi se "këto grupe dhe aktivitete me kujdes mbikëqyren nga shërbimet përkatëse të Maqedonisë, të cilat theksojnë se ato nuk paraqesin kërcënim serioz për situatën e sigurisë". Këto komente u bënë pas deklaratës së presidentit të Serbisë, Boris Tadiq, se shumë të burgosur, që kanë ikur nga burgjet në Kosovë muajt e fundit, janë vendosur në veri të Maqedonisë.
XS
SM
MD
LG