Ndërlidhjet

BAGDAD


Kryeministri Gordon Brown tha se deri në fund të këtij viti 1 mijë ushtarë britanikë mund të largohen nga Iraku.
- Deri në fund të vitit, forcat britanike, që ishin 5500 mund të reduktohen në 4500, kështu që një mijë trupa mund të kthehen në Britani", tha sot Gordon Brown, gjatë vizitës së tij të parë në Irak prej se u bë kryeminsitër i Britanisë.
Mëtutje, pas takimit me kryeministrin e Irakut, Nuri al-Maliki, zoti Brown tha se kontrolli ndaj provincës Basra gjatë dy muajve të ardhshëm mund t'u dorëzohet plotësisht autoriteteve irakiane.
XS
SM
MD
LG