Ndërlidhjet

PRISHTINË


Shtyrjet në zgjidhjen e statusit të Kosovës mund t'a dëmtojnë shumë punën e administratës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë dhe rrezikojnë kthimin e rajonit në jostabilitet, thuhet në një raport të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon. "Në Kosovë mbetet ndjenja e jostabilitetit, që ishte theksuar nga pakënaqësia e shprehur nga populli i Kosovës lidhur me zgjatjen e procesit të statusit të ardhshëm të Kosovës", thuhet në raport, që javën e ardhshme do të paraqitet në Këshillin e Sigurimit, raporton AP. Sipas raportit, procesi duhet ta arrijë përfundimin ose në të kundërtën palët do të ballafaqohen me rrezikun "që progresi të shndërrohet në jostabilitet në Kosovë dhe në rajon".
XS
SM
MD
LG