Ndërlidhjet

PRISHTINË


Paraqitja e parë publike e personave që veten e quajnë pjesëtarë të Armatës Kombëtare Shqiptare ka nxitur reagimet e institucioneve të Kosovës.
Presidenti Fatmir Sejdiu tha se Kosova nuk ka nevojë të provokohet nga nxitjet e ndryshme për luftë.
“Janë mekanizmat e qartë përgjegjës për sigurinë e Kosovës”, tha Sejdiu.
Kryeministri Agim Ceku tha se paraqitja publike e AKSH-së nuk dërgon mesazh të mirë për Kosovën.
“Kosova i ka organet e veta të sigurisë. Kosova do të mbrohet dhe duhet të mbrohet vetëm në mënyrë institucionale", tha Ceku.
Shërbimi Policor i Kosovës pohon se kanë nisur hetimet për të vërtetuar ekzistencën e këtij grupi
XS
SM
MD
LG