Ndërlidhjet

logo-print

BEOGRAD


Kryeministri i Serbisë, Vojisllav Koshtunica ka deklaruar sot se nëse Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe njohin njëanshëm pavarësinë e Kosovës motivi i këtij veprimi do jetë aneksi 11 i planit të Ahtisaarit që ka të bëjë me praninë e NATO-s në Kosovë.
"Cdo gjë flet se aneksi 11 për Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë e Madhe është më i rëndësishëm se fati i Kosovës dhe i Serbisë" ka thënë Koshtunica, për të shtuar se fuqitë e mëdha për shkak të zbatimit të aneksit 11 dhe realizimit të interesave të veta gjeopolitike dhe ushtarake do të pranojnë të njohin njëanshëm pavarësinë e Kosovës.
XS
SM
MD
LG