Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Sekretarja amerikane e shtetit Condoleezza Rice dhe sekretari i mbrojtjes, Robert Gates më 12 dhe 13 të këtij muaji do ta vizitojnë Rusinë, për të diskutuar për planet e ndërtimit të sistemit të mbrojtjes raketore në Evropë. Moska i kundërshton planet e Shteteve të Bashkuara për ndërtimin e sistemit në Poloni dhe në Çeki, si pjesë e mbrojtjes së Evropës nga sulmet raketore, nga shtetet siç janë Irani dhe Koreja Veriore.
XS
SM
MD
LG