Ndërlidhjet

NJU JORK


Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara sot do t'i paraqitet raporti i të dërguarit të posaçëm të OKB-së, për ndërhyrjen kundër protestuesve për demokraci në Mijanmar, ish Birmani. I dërguari i OKB-së, Ibrahim Gambari ishte në vizitë katërditëshe në Mijanmar, me ç'rast u takua me liderët ushtarakë dhe me lideren prodemokratike Aung San Suu Kyi. Vendet perëndimore kanë kërkuar sanksione kundër Mijanmarit. Kina ka ftuar për përmbajtje, por ka kundërshtuar sanksionet.
XS
SM
MD
LG