Ndërlidhjet

logo-print

SIDNEJ


Veprimtarët në mbarë botën po mbajnë sot protesta kundër ndërhyrjes së vrazhdë me gjakderdhje të juntës ushtarake në Mijanmar, ish Birmani, kundër protestuesve prodemokracisë. Amensty International ka organizuar demonstrata në shumë qytete të Azisë, të Evropës dhe të Amerikës Veriore duke shpresuar se kjo do të bëjë presion që komuniteti ndërkombëtar të veproj. Shtetet e Bashkuara kanë tërhequr vërejtjen se do të bëjnë presion për sanksione të Kombeve të Bashkuara nëse udhëheqësit ushtarakë në Mijanmar dështojnë që t'u përgjigjen kërkesave ndërkombëtare për lëvizje kah demokracia.
XS
SM
MD
LG