Ndërlidhjet

logo-print

ISLAMABAD


Kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve, Qazi Muhammad Farook tha se presidenti aktual, Pervez Musharraf sot përsëri u zgjodh në këtë post. Ai tha se zoti Musharraf ka fituar 252 prej gjithsej 257 votave në zgjedhjen në Parlamentin e këtij vendi. Zyrtarët kanë thënë se Pervez Musharraf ka fituar edhe në zgjedhjet në katër asambletë e provincave në Pakistan. Kjo shpallje e rezultateve u bë përkundër vendimi të Gjyqit Suprem të Pakistanit se fituesi i zgjedhjeve mund të shpallet vetëm pasi gjyqi të marrë vendimin lidhur me peticionin e kundërshtarëve të zotit Musharraf, se kandidatura e tij ishte jokushtetuese.
XS
SM
MD
LG