Ndërlidhjet

KABUL


Nga një sulm vetëvrasës me makinë bombë sot në Kabul janë vrarë së paku katër civilë afganë dhe një ushtar amerikan. Cak i këtij sulmi ishte një kovoj ushtarak amerikan. Përgjegjësinë për këtë sulm e morën talibanët. Ky ishte sulmi i tretë vetëvrasës me bombë gjatë 8 ditëve të fundit në Kabul. Në dy sulmet e mëparshme kundër ushtrisë dhe policisë së Afganistanit janë vrarë më se 40 vetë.
XS
SM
MD
LG