Ndërlidhjet

logo-print

PRAGË


Serbia do të paraqesë ankesë në FIFA lidhur me përpjekjet e Kosovës, që në garat e futbollit të garoj si ekip kombëtar, raporton agjencia Reuters. Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Serbisë, Zoran Llakoviq tha se Kosova nuk kishte kërkuar leje nga UEFA ose FIFA, që të luaj ndeshje ndërkombëtare. "Federata Futbollistike e Serbisë do të paraqesë protestë të fuqishme në UEFA dhe FIFA në fillim të javës së ardhshme dhe do të kërkoj mbrojtjen e të drejtave të saj" tha Zoran Llakoviq.
XS
SM
MD
LG