Ndërlidhjet

logo-print

MOSKË


Presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, sot e fillon vizitën në Rusi. Në këtë kuadër parashihet takimi i tij i parë me presidentin rus, Vlladimir Putin, që është i pari i këtij lloji prej se zoti Sarkozy u zgjodh president, në maj të këtij viti. Aktualisht, ai ka kritikuar Rusinë se po i "ndërlikon" punët botërore. Ndër çështjet për të cilat Parisi e Moska nuk pajtohen është edhe statusi i Kosovës; Franca e mbështet pavarësinë, por Rusia e kundërshton atë.
Zoti Sarkozy po ashtu ka sugjeruar sanksione shtesë të Kombeve të Bashkuara kundër Iranit lidhur me programin bërthamor të këtij vendi, por Rusia ka ngurruar që ta mbështesë një gjë të tillë.
XS
SM
MD
LG