Ndërlidhjet

KABUL


Në Afganistan është vrarë një ushtar i Australisë. Është ky ushtari i parë i vrarë nga ky vend në Afganistan. Ministria e Mbrojtjes e Australisë ka njoftuar se ky ushtar ishte vrarë dhe një tjetër ishte plagosur kur makina e tyre është goditur nga një bombë, dje, në provincën Uruzgan. Kryeministri John Howard, një aleat i afërt i Shteteve të Bashkuara, e ka mbështetur vazhdimin e misionit të Australisë në Afganistan, duke thënë se kjo është rezistencë kundër terrorizmit.
XS
SM
MD
LG