Ndërlidhjet

BERLIN


Situata aktuale përballë Kosovës është e tillë që mundësonë skenar të ndryshëm, ka deklaruar ministri i jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmaier. Ai, tutje ka thënë se Berlini dëshiron dhe është i angazhuar me të gjitha forcat që zgjidhja e kënaqëshme për statusin e Kosovës të gjendet në kuadër të procesit që po udhëhiqet nga treshja ndërmjetësuese për Kosovën. Stainmaier, sot nuk ka thënë në formë të prerë si rëndom, nëse qeveria gjermane edhe më tutje konsideron se vendimi i Këshillit të Sigurimit është i domosdoshëm për dërgimin e misionit të BE-së në Kosovë. Këto komente ministri i jashtëm gjerman i ka bërë para gazetarëve pas takimit me ministrin e jashtëm malazez Milan Roçen.
XS
SM
MD
LG