Ndërlidhjet

NJU JORK


Shefi i UNMIK-ut, Joachim Ruecker, ka raportuar sot për gjendjen aktuale në Kosovë, para përfaqësuesve të vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit. Kryeadministratori, gjatë fjalimit të tij, është ndalur te zgjedhjet e 17 nëntorit, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së serbëve në këto zgjedhje. Ruecker ka kërkuar nga kryeministri serb, Koshtunica, që mos t'i nxisë serbët në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë që të bojkotojnë zgjedhjet. Kërkesa e numrit një të UNMIK-ut, sipas ambasadorit amerikan në KS, Khalilzad, ka gjetur mbështetjen e shumicës së anëtarëve të Këshillit të Sigurimit. Ndërkaq, duke folur për procesin e statusit, Khalizad, pas takimit, tha se status quo-ja nuk mund të vazhdojë dhe se moszgjidhja e problemit kërcënon stabilitetin e Kosovës, Evropës, madje me implikime për NATO-n dhe OKB-në, që kanë prani në Kosovë.
Në anën tjetër, ambasadori rus, Curkin, kërkoi nga bashkësia ndërkombëtare qëndrim më unik dhe theksoi se 10 dhjetori nuk është fundi i procesit.
XS
SM
MD
LG