Ndërlidhjet

LONDËR


Ekipi i Unitetit është takuar sot në Londër me shefin e diplomacisë britanike, David Miliband, dhe zyrtarë të tjerë. Kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, para mediave tha se "pavarësia e Kosovës duhet të ndodhë shumë shpejt pas 10 dhjetorit". "Ne do dëshirojmë të kemi mbështetjen e gjithë vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, por e kemi bërë të qartë se nuk jemi të gatshëm të presim derisa ata të gjithë të bien dakord për pavarësinë e Kosovës", tha kryeminsitri Çeku. Ndërkaq, i pyetur nëse pavarësia do të bëhet realitet deri në vitin 2008, kryetari Fatmir Sejdiu tha se "punojmë që të ndodhë shumë më shpejt".
XS
SM
MD
LG