Ndërlidhjet

REKIAVIK/ISLAND


Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, deklaroi sot se liderët e politikës në Kosovë nuk duhet ta shpallin pavarësinë në mënyrë të njëanshme. Duke folur në Asamblenë Parlamentare të NATO-s që po mbahet në Rekiavik të Islandës, kryeministri shqiptar tha se plani i Ahtisaarit mbetet zgjidhja më e mirë për statusin e Kosovës, pasi siguron edhe standardet më të mira për minoritetin serb atje. Kryeministri Berisha tha se Serbia nuk është e interesuar më për këto standarde, por për territor të Kosovës. Në përgjigje të pyetjeve nga ambasadorët ë Asamblesë së NATO-s, kryeministri Berisha deklaroi se rasti i Kosovës është unik në historinë evropiane dhe padrejtësia ndaj saj duhet të marrë përgjigje me pavarësi. Berisha tha se dy shtete shqiptare në rajon nuk do të përbënin asnjë shqetësim për BE-në, por do të sillnin paqë dhe stabilitet në rajon e më gjerë. "Vëtëm pavarësia e Kosovës do të arkivojë termin e Shqipërisë së Madhe", pohoi kryeministri i Shqipërisë.
XS
SM
MD
LG