Ndërlidhjet

PRISHTINË


Disa qindra studentë kanë protestuar sot në Prishtinë, duke kërkuar që të mos shtyhet zgjidhja e statusit të Kosovës. Studentët kërkuan që "me asnjërin të mos bisedohet në dëm të pavarësisë dhe integritetit territorial të Kosovës" dhe paralajmëruan se do t'u dërgojnë memorandum Kombeve të Bashkuara, Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe vendeve të Grupit të Kontaktit, në të cilin do të kërkojnë garanci për pavarësinë dhe integritetin territorial të Kosovës. Tubimin e organizoi Unioni i Studentëve Shqiptarë, me mbështetje të Shoqatës së Veteranëve të Luftës, Parlamentit të Studentëve dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Protesta kaloi e qetë dhe pa incidente.
XS
SM
MD
LG