Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


UNMIK-u nuk do të lejojë praninë apo aktivitetet e Gardës së Car Llazarit në Kosovë, tha zëdhënësja e administratës ndërkombëtare, Mirjam Desabi, lidhur me paralajmërimet se ky grup do të organizojë, më 14 tetor, një protestë në veri të Kosovës. "Në bazë të urdhrit ekzekutiv të shefit të UNMIK-ut, aktivitetet apo prania e kësaj organizate janë të ndaluara, sepse konsiderohen kërcënim për rendin dhe ligjin. Paralajmërimet për protestën kanë karakter provokativ dhe konsiderohet se mund të shkaktojnë tensione etnike", ka thënë Desabi, për të shtuar se në Kosovë "nuk kanë vend" organizatat që promovojnë dhunën dhe bëjnë thirrje për tensione etnike.
XS
SM
MD
LG