Ndërlidhjet

BAGDAD


Një sulmues hodhi veten në erë në zyrën e Partisë Demokratike të Kurdistanit në Irakun verior, duke vrarë të paktën dy irakianë dhe plagosur 16 të tjerë. Zëdhënësi i partisë tha se sulmuesi vetëvrasës e ka aktivizuar automjetin-bombë para zyrës së partisë, rreth 20 km nga Mosuli. Po sot, Qeveria irakiane ka dënuar vrasjen e dy grave në Bagdad nga pjesëtarë të huaj të sigurimit. Në kumtesë thuhet se janë duke vazhduar hetimet rreth këtij rasti. Kompania e sigurimit "Unity Resources Group", me bazë në Dubai, ka kërkuar falje për këtë incident, në të cilin janë përfshirë dy pjesëtarë të saj.
XS
SM
MD
LG