Ndërlidhjet

BEOGRAD


Serbia i ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për "opstrukcionizëm" në bisedimet për zgjidhjen e statusit të Kosovës, duke i premtuar asaj pavarësinë.
Ministri për Kosovën në Qeverinë serbe, Sllobodan Samarxhiq tha se deklaratat e zyrtarëve amerikanë se Kosova një ditë do ta fitojë pavarësinë, vazhdimisht i pengojnë bisedimet aktuale ndërmjet Beogradit dhe shqiptarëve të Kosovës.
"Këto janë aktivitete destruktive të drejtuara kundër zgjidhjes së mundshme të negociuar për Kosovën", e transmeton Associated Press ministrin Samarxhiq.
XS
SM
MD
LG