Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti George Bush u ka bërë thirrje ligjvënësve amerikanë që ta hedhin poshtë rezolutën e Kongresit, e cila i cilëson si gjenocid masakrat e armenëve në vitin 1915, duke thënë se kjo do t'u bënte "dëm të madh" marrëdhënieve të Shteteve të Bashkuara me aleatin e saj kryesor, Turqinë.
Më herët, Sekretarja e Shtetit, Condoleezza Rice paralajmëroi se rezoluta, e cila sot duhet të shqyrtohet nga Komiteti për Politikë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve, mund të jetë "shumë problematike" për përpjekjet e Shteteve të Bashkuara në Lindjen e Mesme.
Presidenti i Turqisë Abdullah Gyl i ka dërguar një letër presidentit amerikan George Bush, duke e paralajmëruar për dëmtimin e marrëdhënieve dypalëshe nëse Kongresi e mbështet projekt ligjin.
XS
SM
MD
LG