Ndërlidhjet

STAMBOLL


Kërkesa për një aksion ushtarak brenda territorit të Irakut, në Kurdistan do të mund t'i dërgohet për miratim parlamentit të Turqisë gjatë ditës. Kjo u bë e ditur nga kryeministri turk, derisa forcat turke kërkojnë të ndërmarrin sulme kundër militantëve kurdë.
Miratimi i kërkesës nën fjalë pritet pas muajit të Ramazanit dhe do ketë vlerë për një vit.
Shtetet e Bashkuara Bashkimi Evropian dhe Rusia i ka tërhequr vërejtjen Turqisë që të jetë e përmbajtur në veprimet ushtarake brenda Irakut.
"Qeveria turke dhe ajo irakiane duhet të bashkëpunojnë për të adresuar kërcënimet e përbashkëta. Irakianët nuk dëshirojnë të kenë terroristë në territorin e tyre e padyshim turqit kanë dekada që përballen me problemin e terrorizmit. Kjo është një cështje që ne duam të ndihmojmë të dyja palët që ta zgjidhin". tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Sean McCormak.
XS
SM
MD
LG