Ndërlidhjet

BEOGRAD


Kryeministri i Serbisë Vojisllav Koshtunica e ka hedhur poshtë mundësinë e zgjidhjes së çështjes së Kosovës në një konferencë ndërkombëtare.
"Çështja e statusit të ardhshëm të Kosovës mund të zgjidhet vetëm në pajtim me rezolutën 1244, dhe rrjedhimisht përjashtohet mundësia që Serbia të pranojë që zgjidhja e kësaj çështjeje, nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara të zhvendoset në një konferencë ndërkombëtare", ka thënë Koshtunica.
"Serbia dhe Rusia kanë një politikë të përbashkët parimore që bazohet në respektimin e plotë të të drejtës ndërkombëtare, dhe paraqet garancë se në Këshillin e Sigurimit asnjëherë nuk do të shkelet Karta e KB kur është fjala për integritetin territorial të Serbisë", ka thënë Koshtunica.
XS
SM
MD
LG