Ndërlidhjet

MOSKË


Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës Hashim Thaçi ka shprehur bindjen se do të arrihet konsenzus mbi statusin të Kosovës, në bazë të njohjes së pavarësisë, të cilës "do t'i bashkangjitet edhe Moska". Në një deklaratë për për gazetën "Vreme Novosti", ai hedh poshtë vlerësimet se Perëndimi e ka ndryshuar qëndrimin ndaj Kosovës. "Shtetet e Bashkuara zyrtarisht e kanë mbështetur pavarësinë e Kosovës. BE-ja gjithashtu e mbështet planin e Ahtisaarit, i cili Kosovës i jep pavarësinë", ka thënë Thaçi. Sipas tij, pavarësia e Kosovës u përgjigjet interesave të SHBA-ve dhe BE-së, dhe do ndihmojë zhvillimin ekonomik të Kosovës, ndërsa njohja e pavarësisë është "zgjidhja e vetme reale që nuk i kërcënohet askujt.
XS
SM
MD
LG