Ndërlidhjet

UASHINGTON


Komiteti për Marrëdhënie me Jashtë i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan ka miratuar rezolutën që e cilëson gjenocid vrasjen e armenëve nga osmanët gjatë Luftës së Parë Botërore.
Votimi është mirëpritur nga Armenia, por është kundërshtuar nga administrata Bush dhe Turqia.
Departamenti i Shtetit shprehu keqardhje për votimin e rezolutës duke theksuar se marrëdhëniet Turqi - Shtetet e Bashkuara dhe interesat amerikane në Evropë dhe Lindjen e Mesme mund të dëmtohen.
Presidenti i Turqisë, Abdullah Gyl tha se votimi i rezolutës në fjalë është i papranueshëm dhe pa asnjë vlerë për vendin e tij, ndërsa kryeministri Recep Tayyip Erdogan paralajmëroi se rezoluta mund t'i dëmtojë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG