Ndërlidhjet

STAMBOLL


Qeveria turke pritet që javën e ardhshme formalisht t'i kërkojë parlamentit autorizim për një aksion të mundshëm ushtarak brenda territorit të Irakut, në Kurdistan. Pritet që kërkesa t'i dërgohet për miratim parlamentit të Turqisë të hënën më 15 tetor.
Forcat turke kërkojnë të ndërmarrin sulme kundër militantëve kurdë në territorin irakian, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Rusia i kanë tërhequr vërejtjen Turqisë që të jetë e përmbajtur në veprimet ushtarake brenda Irakut.
"Qeveria turke dhe ajo irakiane duhet të bashkëpunojnë për të adresuar kërcënimet e përbashkëta. Irakianët nuk dëshirojnë të kenë terroristë në territorin e tyre, e padyshim turqit kanë dekada që përballen me problemin e terrorizmit. Kjo është një çështje që ne duam të ndihmojmë të dyja palët që ta zgjidhin", tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Sean McCormak.
XS
SM
MD
LG