Ndërlidhjet

BAGDAD


Nga një sulm jo i drejpërdrejt ndaj një baze ushtarake amerikane në Bagdad humbën jetën dy anëtarë të forcave të koalicionit dhe 38 të tjerë u plagosën.
Burimet amerikane nuk kanë bërë të ditur kombësinë e viktimave. Në kampin ku ndodhi incidenti ka trupa nga vendet pjesëtare në koalicion.
Po sot në Kirkuk, të paktën 7 veta e humbën jetën dhe rreth 50 u plagosën nga shpërthimi i një automjeti, i cili në shënjestër kishte një shef të policisë së trafikut.
XS
SM
MD
LG