Ndërlidhjet

BEOGRAD


Kryeministri i Serbisë Vojisllav Koshtunica e ka hedhur poshtë mundësinë e zgjidhjes së çështjes së Kosovës në një konferencë ndërkombëtare. "Çështja e statusit të ardhshëm të Kosovës mund të zgjidhet vetëm në pajtim me rezolutën 1244. Kjo përjashton mundësinë që Serbia të pranojë që zgjidhja e kësaj çështje, nga Këshilli i Sigurimit i KB të zhvendoset në një konferencë ndërkombëtare", tha Koshtunica.
"Serbia dhe Rusia kanë një politikë të përbashkët parimore që bazohet në respektimin e plotë të të drejtës ndërkombëtare, dhe paraqet garancë se në Këshillin e Sigurimit asnjëherë nuk do të shkelet Karta e KB kur është fjala për integritetin territorial të Serbisë", ka thënë Koshtunica.
XS
SM
MD
LG