Ndërlidhjet

LONDËR


Sekretari amerikan i Mbrojtjes Robert Gates e ka mbrojtur vendimin e Britanisë për të përgjysmuar nivelin e trupave të saj në Irak deri në pranverën e ardhshme. Pas takimit me homologun britanik Des Browne, Gates tha se reduktimi i trupave britanike është analizuar bashkë me komandantët amerikanë.
Gates qëndroi në Londër rrugës për në Moskë, ku ai dhe Sekretarja e Shtetit, Condoleezza Rice do të takohen me homologët e tyre rusë më 12 dhe 13 tetor.
Bisedimet do të fokusohen në planet amerikane për vendosjen e sistemit mbrojtës raketor në Evropë, të cilin Rusia fuqishëm e kundërshton. Ndër temat tjera të diskutimeve do të jenë çështja e Iranit dhe Kosova.
XS
SM
MD
LG