Ndërlidhjet

PRISHTINË


Në Kosovë, besimtarët myslimanë sot festojnë Fitër Bajramin. Myftiu i Kosovës Naim Tërnava iu drejtua besimtarëve me lutjen që në çdo shtëpi të mbretërojë paqja, harmonia dhe ngrohtësia familjare. Në këtë "ditë të madhe festive më shumë se kurrë afrohen zemrat e njerëzve, zhduken mospajtimet dhe kudo shtrihen duart e pajtimit, me dashuri, sinqeritet dhe vëllazërim", tha Tërnava.
Në orët e mëngjesit, Bashkësinë Islame e vizituan edhe udhëheqësit kosovarë dhe përfaqësues të partive politike. Presidenti Fatmir Sejdiu përgëzoi besimtarët duke thënë se Bajrami është ditë e gëzimit, paqes, e mirëkuptimit dhe tolerancës. "Këtë Bajram të Madh e festojmë si gjithmonë të bashkuar rreth synimit më sublim të popullit të Kosovës për liri e pavarësi të plotë të vendit", tha Sejdiu.
"Të festojmë në paqe dhe harmoni, dhe së bashku të vazhdojmë rrugën për ndërtimin e një të ardhme më të mirë dhe të ndritur për të gjithë", tha kryeministri Agim Çeku.
Mesazhe të ngjashme dhanë edhe përfaqësues tjerë nga jeta politike dhe publike e Kosovës.
XS
SM
MD
LG