Ndërlidhjet

PRISHTINË


Në Kosovë, besimtarët myslimanë sot festojnë Fitër Bajramin. Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava iu drejtua besimtarëve me lutjen që në çdo shtëpi të mbretërojë paqja, harmonia dhe ngrohtësia familjare.
Në orët e mëngjesit, Bashkësinë Islame e vizituan edhe udhëheqësit kosovarë dhe përfaqësues të partive politike. Presidenti Fatmir Sejdiu përgëzoi besimtarët duke thënë se Bajrami është ditë e gëzimit, paqes, e mirëkuptimit dhe tolerancës. "Këtë Bajram të Madh e festojmë si gjithmonë të bashkuar rreth synimit më sublim të popullit të Kosovës për liri e pavarësi të plotë të vendit", tha Sejdiu.
"Të festojmë në paqe dhe harmoni, dhe së bashku të vazhdojmë rrugën për ndërtimin e një të ardhme më të mirë dhe të ndritur për të gjithë", tha kryeministri Agim Çeku.
Mesazhe të ngjashme dhanë edhe përfaqësues të tjerë nga jeta politike dhe publike e Kosovës.
XS
SM
MD
LG