Ndërlidhjet

logo-print

ANKARA


Turqia është e gatshme të përballet me kritikat ndërkombëtare nëse Ankaraja vendos të ndërmarrë operacione ushtarake kundër militantëve kurdë në veri të Irakut.
Deklarata e kryeministrit turk, Rexhep Taip Erdogan vjen pas kritikave nga Uashingtoni, Moska dhe Bashkimi Evropian për planet në fjalë. Por Erdogan tha se Turqia nuk ka nevojë për këshillat e askujt.
Erdogan nënvizoi faktin se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara ishin në rrezik për shkak të rezolutës që e quan gjenocid masakrën e turqve osmanë kundër armenëve në vitet 1915 –'17. Rezoluta u miratua nga Komiteti për Marrëdhënie me Jashtë i Dhomës së Ulët të Kongresit amerikan.
XS
SM
MD
LG