Ndërlidhjet

UASHINGTON


Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Tom Casey, ka vlerësuar se është shënuar një lloj përparimi në bisedimet për statusin e ardhshëm të Kosovës. Ai tha se Shtetet e Bashkuara dëshirojnë që palët të përqëndrohen në këto bisedime, për të parë nëse mund të "arrijnë konkludime të pranueshme".
"Nëse jo, politika e Shteteve të Bashkuara është shumë e qartë. Besojmë se nëse nuk arrihet marrëveshje, atëherë duhet ecur përpara me zbatimin e pavarësisë së Kosovës, fillimisht të mbikqyrur, ashtu siç e parasheh plani i Ahtisaarit", tha Casey.
XS
SM
MD
LG