Ndërlidhjet

MOSKË


Sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice është takuar gjatë ditës, në mbyllje të vizitës së saj në Rusi me aktivistë të të drejtave të njeriut. Ajo iu ka ofruar atyre ndihmën amerikane në aktivitetin e tyre në mbrojtje të vlerave universale.
Nga ana tjetër shefi i Pentagonit, Robert Gates, që gjendet me Rice në këtë vizitë u takua me oficerë të rinjë rusë. Gates tha se Shtetet e Bashkuara synojnë të punojnë gjithnjë e më ngushtë me forcat ushtarake ruse.
Ai tha se SHBA-te nuk do vendosin baza ushtarake në Gjeorgji dhe Ukraine, por kritikoi Moskën për shitjet e armatimit që i ka bërë Sirise edhe Iranit.
Rice dhe Gates patën një takim të përbashkët me kryeministrin rus, Viktor Zubkov.
XS
SM
MD
LG