Ndërlidhjet

JERUSALEM


Sekretarja amerikane e Shtetit Condoleezza Rice e filloi turneun në vendet e Lindjes së Mesme në përpjekje për të ndihmuar përgatitjen e konferencës së ardhshme për shtetësinë e Palestinës.
Negociatorët izraelitë dhe palestinezë tashmë janë takuar për të adresuar çështjet kyçe para bisedimeve që pritet të sponsorizuara nga Uashingtoni, që pritet të mbahen në Maryland gjatë muajit të ardhshëm.
Rice do të takohet sot me kryeministrin izraelit Ehud Olmert, ndërsa pasdite do të udhëtojë në Bregun Perëndimor për t'u takuar me presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas.
XS
SM
MD
LG