Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Kryetarja e Dhomës Përfaqësuese Nancy Pelosi e ka mbrojtur miratimin e rezolutës nga Komiteti i Kongresit, me të cilën cilësohet gjenocid vrasja e armenëve nga turqit osmanë. Pelosi tha se këtë propozim e kanë përkrahur 23 vende, dhe se Shtetet e Bashkuara duhet të jenë vendi i 24-të.
Sot kreu i armatës turke, gjenerali Yasar Buyukanit, citohet t'i ketë thënë shtypit turk se mund të jetë i pariparueshëm dëmtimi i lidhjeve ushtarake midis Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara, nëqoftëse Kongresi amerikan do të miratonte një rezolutë të ngjashme.
XS
SM
MD
LG