Ndërlidhjet

logo-print

BRUKSEL


Ndërmjetësuesit ndërkombëtarë mund të organizojnë një takim për të zhbllokuar ngecjen në bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit për statusin e Kosovës, tha ministri për Kosovën në Qeverinë serbe, Sllobodan Samarxhiç. Takimi do të mund të mbahej para 10 dhjetorit, ka thënë Samarxhiq për Associated Press.
"Ndërmjetësuesit propozuan që një tubim i zgjëruar të mbahet në takimin tonë të fundit, nëse ata do të vlerësonin se ka mjaft pika të përbashkëta për ta mbajtur atë", tha Samarxhiq. Ai tha se në takimet e ardhshme të drejtpërdrejta mbi statusin e Kosovës, Treshja e Grupit të Kontaktit do ta paraqesë verzionin e punës, ku do të përfshihen çështje, për të cilat palët do të mund të diskutojnë edhe më tej.
XS
SM
MD
LG