Ndërlidhjet

RAMALLAH


Sekretarja amerikane e shtetit Condoleezza Rice tha se presidenti George Bush ka vendosur që dhënien fund të konfliktit të gjatë izraelito-palestinez ta ketë si "prioritetin më të lartë" të administratës së tij.
Duke folur në Ramallah në një konferencë për shtyp me presidentin e Autoritetit Palestinez Mahmoud Abbas, Rice tha se është koha për themelimin e shtetit palestinez.
Abbas shfaqi shpresën se konferenca ndërkombëtare e sponsorizuar nga Uashingtoni, që do të mbahet në nëntor, do t'u japë shtysë bisedimeve paqësore dhe do të përcaktojë një afat për përfundimin e tyre.
XS
SM
MD
LG