Ndërlidhjet

PRISHTINË


Anëtarët e Ekipit të Unitetit deklaruan se "asnjëherë nuk do të ketë" kompromis me Beogradin për statusin e Kosovës. Pas kthimit nga Brukseli, ata thanë se është duke u punuar për pavarësinë, sepse janë pjekur kushtet që të shkohet kah "realizimi i përcaktimit të popullit të Kosovës". Presidenti Fatmir Sejdiu tha se pala kosovare asnjëherë nuk do t'i pranojë ofertat e Beogradit, sepse Kosova ka qëndrim të qartë për pavarësinë. Ai tha se pala kosovare me argumente ka dëshmuar përse Kosova duhet sa më shpejt të bëhet shtet i pavarur, prandaj ka kërkuar të përshpejtohet procesi, si nga ana e Treshes negociatore, ashtu edhe nga faktorët ndërkombëtarë.
XS
SM
MD
LG