Ndërlidhjet

logo-print

WIESBADEN


Kancelarja gjermane Angela Merkel i ka bërë thirrje presidentit të Rusisë Vladimir Putin që të punojë me Evropën për të gjetur zgjidhje për çështjet globale. Ajo i bëri këto komente në forumin ekonomik të titulluar "Dialogu i Shën Petersburgut", që u mbajt në qytetin Wiesbaden në Gjermani.
"Konfliktet urgjente ndërkombëtare mund të zgjidhen vetëm me dialog të përbashkët. Ne po diskutojmë shumë rreth konfliktit në Lindjen e Mesme, Iranit dhe Kosovës. Nga diskutimet tona politike e dijmë se gjithmonë përpiqemi t'i gjejmë drejtimet, në të cilat mund ta gjejmë dialogun konstruktiv, madje edhe kur kjo nuk është gjithmonë lehtë. Por të punosh kundër njëri-tjetrit është mënyra më e keqe për t'i zgjidhur këto konflikte", tha Merkel.
Edhe pas takimit Merkel-Putin, midis Gjermanisë dhe Rusisë, vazhduan të mbeten mospajtimet rreth çështjeve të energjisë, statusit të Kosovës, programit bërthamor të Iranit dhe të drejtave të njeriut në Rusi.
XS
SM
MD
LG