Ndërlidhjet

LUXEMBOURG


Bashkëpunimi i autoriteteve të Serbisë me Tribunalin e Hagës është përmirësuar në vitin e fundit, por ende nuk është i mjaftueshëm, u tha ministrave të Jashtëm të BE-së kryeprokurorja e Tribunalit, Carla del Ponte.
"Konfirmoj se situata sot është më e mirë se një vit më parë. Megjithate, bashkëpunimi është tepër i ngathët dhe i pamjaftueshëm", ka theksuar Del Ponte në letrën dërguar shefave të diplomacive të BE-së.
"Fakti që Ratko Mlladiç është ende i lirë, përkundër të gjitha premtimeve dhe deklaratave të dhëna gjatë vitit të kaluar, është dëshmi e qartë se bashkëpnuimi është i pamjaftueshëm", tha Del Ponte.
XS
SM
MD
LG