Ndërlidhjet

BRUKSEL/BEOGRAD


"Politikanët shqiptarë, qeveria e Serbisë dhe bashkësia ndërkombëtare duhet të veprojnë tani që të sigurojnë se procesi i statusit të Kosovës nuk do destabilizojë Luginën e Preshevës", ka tërhequr vërejtjen Grupi Ndërkombëtar i Krizave.
"Nëse coptimi i Kosovës zyrtarizohet, apo nëse pavarësia e Kosovës pasohet nga dhunë në shkallë të gjerë paqja do mund të prishet në Luginë e madje mund të cojë dhe drejt spastrimit etnik në Luginën e Preshevës, shoqëurar me lëvizje masive refugjatësh në të dyja drejtimet e kufirit", thuhet në raportin e Grupit Ndërkombëtar të Krizave.
Më tej i njëjti raport thekson se "ambasadat e Grupit të Kontaktit në Beograd dhe OSBE-ja duhet të ndikojnë mbi të gjitha palët që të përmbahen nga dhuna".
"Nëse luftimet shpërthejnë në Kosovë misioni i NATO-s atje duhet t'i pengojë shqiptarët që të mos bëjnë spastrim etnik të serbëve dhe të parandalojnë kryengritësit e mundshëm të kalojnë nga Kosova në jug të Serbisë", rekomandon Grupi Ndërkombëtar i Krizave.
Ndërkaq eksperti i kësaj organizate, James Lion thekson se "shqiptarët e ndiejnë se paqja nuk i ka dhënë fund tensioneve me forcat serbe të sigurisë dhe duan që Lugina t'i bashkohet Kosovës. Serbët nga ana e tyre besojnë se shqiptarët nuk janë besnikë, dhe janë pakicë irredentiste".
XS
SM
MD
LG